Specialist për Zgjidhje Biznesi 

Algorhythm po hap një program internshipi 3-mujor ku do të mësoni të zgjidhni sfida reale biznesi përmes Inteligjencës Artificiale (AI). Roli juaj është të kuptoni nevojat e një biznesi dhe të modeloni zgjidhjen e duhur.

Nuk keni nevojë të dini programim. Po kërkojmë njerëz mprehtë e kureshtarë, që bëjnë pyetjet e duhura dhe nuk mjaftohen me përgjigjen e parë.

Algorhythm është një kompani zhvillimi softuerik e fokusuar në sistemet SAP ERP dhe zgjidhjet me teknologji të hapur (open-source), me klientë në sektorët e shitjes me pakicë, bankar, sigurime, energji, sektorin publik e industri të tjera.

Çfarë do të bëni:

Do të identifikoni sfida reale biznesi dhe do t’i zgjidhni ato përmes aplikacioneve të ndërtuara me AI. Do ta nisni me një periudhë trajnimi dhe më pas do të kaloni menjëherë në projekte reale.

Kë po kërkojmë:

Për ne ka rëndësi mënyra se si mendoni, jo se çfarë keni studiuar.

  • Keni mendim të qartë e logjik: dini ta zbërtheni një problem të madh në pjesë të vogla dhe të arsyetoni hap pas hapi.

  • Jeni kureshtarë për mënyrën se si funksionon një biznes: vazhdoni të pyesni “pse” derisa të arrini te shkaku i vërtetë.

  • Përdorni vegla AI çdo ditë: keni provuar të ndërtoni diçka me to, qoftë edhe projektin më të vogël.

  • Mësoni shpejt dhe në mënyrë autonome: kur nuk dini diçka, gjeni vetë rrugën pa pritur që t’jua tregojë dikush.

  • Shpreheni me qartësi: si në shkrim, ashtu edhe në të folur.

  • Çoni gjërat deri në fund: nuk mjaftoheni me “pothuajse po punon”.

Nuk keni nevojë për njohuri programimi apo diplomë në Shkenca Kompjuterike. Mirëpresim studentë dhe të diplomuar nga Ekonomiku, Inxhinieria, Matematika apo çdo fushë tjetër.

Çfarë do të përfitoni:

Në përfundim të 3 muajve, do të keni marrë të paktën një problem real biznesi — që nga identifikimi i tij e deri te një zgjidhje plotësisht funksionale.

  • Trajnim të strukturuar në zgjidhjen e problemeve të biznesit përmes AI.

  • Mentorim të drejtpërdrejtë gjatë gjithë programit.

  • Qasje të plotë në veglat AI me të cilat ne punojmë.

  • Punë me sfida reale, jo ushtrime teorike.

  • Mundësi punësimi me kohë të plotë: ky internship është mënyra se si ne zbulojmë kolegët tanë të ardhshëm.

Apply Here