Po kërkojmë një individ me krijimtari dhe me pasion të madh për futbollin për t’iu bashkuar ekipit tonë në rolin Specialist për Përmbajtje Futbolli dhe Rrjete Sociale.
Nëse futbolli për ju nuk është thjesht një lojë dhe dini si t’i shndërroni momentet në përmbajtje digjitale tërheqëse, ky rol është për ju.
Çfarë kërkojmë:
Njohuri të forta mbi futbollin (ekipet, ligat, lojtarët, trendet).
Kuptim të mirë të platformave të rrjeteve sociale (Instagram, TikTok, X, Facebook, Reddit, Discord).
Aftësi të shkëlqyera të shkrimit në gjuhën angleze.
Aftësi për të krijuar përshkrime tërheqëse (captions) dhe përmbajtje me stil tregimi (storytelling).
Përvojë me vegla për përpunimin e fotove dhe videove.
Krijimtari, vëmendje ndaj detajeve dhe konsistencë.
Çfarë do të bëni:
Do të krijoni dhe menaxhoni përmbajtje rreth futbollit në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale.
Do të shkruani publikime tërheqëse në gjuhën angleze, bazuar në trendet më të fundit.
Do të përpunoni foto dhe video për t’u përdorur në përmbajtjen digjitale.
Do të qëndroni të azhurnuar me lajmet dhe trendet e futbollit për të prodhuar përmbajtje relevante.
Lloji i pozicionit: Pozicion me kohë të plotë (Full-time)
Procesi i aplikimit: Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe portofolin e punëve (nëse keni) në: hr@algorhythm.al
Nëse jeni të apasionuar pas futbollit, rrjeteve sociale dhe krijimit të përmbajtjes, mezi presim të dëgjojmë nga ju!